Mumjet e gjetura në Kinë, ende të ruajtura për mrekulli edhe pas 4000 viteve

schedule16:06 - 28 Tetor, 2021

schedule 16:06 - 28 Tetor, 2021

Studiuesit kanë zbuluar detaje të reja rreth origjinës së mumjeve nga Epoka e Bronzit, që janë zbuluar në shkretëtirën e Taklamakan-it.

Besohej se këto mumje të ruajtura mirë ishin udhëtarë nga Perëndimi, por në fakt duket se ato kanë qenë pjesë e një grupi indigjen, trashëgimtarë të popullatës së lashtë aziatike nga Epoka e Akullnajave.

Mumjet, rreth 300 të tilla, u zbuluan në vitet ’90 dhe i përkasin viteve 2000 Përpara Krishtit deri në shekullin II, në një varrezë të vendndodhur në rajonin Xinjiang.

Trupat e pajetë janë ruajtur falë atmosferës së thatë dhe dimrit të ftohtë që ka rajoni, ndërsa më e njohura prej tyre është Bukuroshja e Xiaohe-s, e cila ka ende të ruajtura tipare të fytyrës, rrobat, flokët madje edhe qerpikët.

Për të sqaruar origjinën e tyre, një ekip me kërkues ndërkombëtarë analizuan të dhëna të dhënat gjenomike të 13 mumjeve që datojnë nga vitet 2100-1700 Para Krishtit. /abcnews.al/