Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muçi, gol dhe miliona/ Lojtari kuqezi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës turke

schedule12:41 - 24 Prill, 2026

schedule 12:41 - 24 Prill, 2026

Më në fund lajmet janë të mira. Ernest Muçi u kthye me sukses në fushë në Turqi, dhe arriti një kualifikim të rëndësishëm, ndërsa ka fjalë konkrete për të ardhmen e tij.

Futbollisti i kombëtares shqiptare luajti pas një mungese prej 3 ndeshjesh për shkak dëmtimi, dhe ekipi i tij, Trabzonspor u kualifikua për në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.

Sfida çerekfinale u vendos vetëm pas gjuajtjes së penalltive, sepse ndeshja përfundoi 0-0 ashtu si edhe dy kohët shtesë. Heroi ishte portieri mik, Onana, i cili priti 3 gjuajtje të futbollistëve vendas.



Muçi, ndërkaq, e shënoi penalltinë e tij, madje ishte 11-metërshi që vulosi kalimin për në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, mediat në Turqi shkruajnë se Trabzonspor mendon seriozisht ta blejë kartonin e shqiptarit, që në total do të arrinte 8.5 milionë euro, dhe ka një plan për transferim në Europë.

Edhe pse kjo shifër është rekord i transferimeve për klubin, sërish flitet për mundësi për të fituar dyfishin. Oferta nga Europa, për të cilën nuk jepet emër konkret, arrin në 17.5 milionë euro.

Këtë sezon, Muçi ka 13 gola e 8 asistë në Superligën turke, në Kupën e Turqisë dhe në kupat e Europës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!