Mrekullia që po ndodh në çadra, tërmeti e la pa shtëpi, gruaja sjell në jetë foshnjen

schedule08:08 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 08:08 - 3 Dhjetor, 2019

Në një kohë kur banesa e tyre u shemb nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor, për familjen Sula nga Manza e Durrësit ka ndodhur mrekullia duke i rikthyer buzëqeshjen.

Ndonëse e strehuar në çadër, në muajin e nëntë të shtatzënisë, Ardjana solli në jetë vajzën e saj Ajsel. Lajmi emocionues është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Statusi:

“Mrekullia e jetës 🙏🏼
Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre 😇 që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën 🤗
Ajsel #TiNukDoJeshKurrëVetëm👐🏼🇦🇱”.

Kujtojmë që një tjetër fëmijë i gjinisë mashkull ka ardhur në jetë në spitali e Prizrenit, për shkak se familja ishte strehuar në Kosovë pas shkatërrimit të banesave nga tërmeti.

 

Shtëpia iu shemb nga tërmeti/ Nëna sjell në jetë djalin në spitalin e Prizrenit

/abcnews.al