Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mrekulli nën rrënojat e tërmetit/ Venezuelë, dy fëmijë 3 dhe 12 vjeç nxirren të gjallë pas 6 ditësh

schedule15:44 - 1 Korrik, 2026

schedule 15:44 - 1 Korrik, 2026

Një djalë trevjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat gjashtë ditë pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë.

Fëmija, i quajtur Klieber Morán, u nxor nga rrënojat në shtetin La Guaira, duke ringjallur shpresat e pakëta për të mbijetuar të tjerë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin javën e kaluar.

Mbrojtja civile jordaneze tha se Klieberit iu ndihma e shpejtë, u dërguaa në spital në kryeqytet dhe shenjat e tij jetësore ishin të mira.



Një rast tjetër shprese u cilësua edhe 12 vjeçari që u nxorr nga rrënojat në La Guaira nga ekipet ndërkombëtare të kërkim-shpetimit. Ai kishte mbetur I bllokuar në rrënojat e ndërtesës për pesë ditë.

Këto raste vijnë ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se dhjetëra mijëra njerëz kishin nevojë urgjente për ushqim dhe strehim.

Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar me magnitudë 7.2 dhe 7.5 është rritur në mbi 1900 me më shumë se 10,000 njerëz të plagosur dhe dhjetëra mijëra të tjerë të zhdukur.

Lëkundjet besohet se dëmtuan ose shkatërruan gati 59 mijë ndërtesa ndërtesa, sipas një vlerësimi fillestar të të dhënave satelitore nga NASA.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!