Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Mourinho merkato në Itali, synon një mesfushor dhe një… shqiptar

schedule16:17 - 25 Mars, 2020

schedule 16:17 - 25 Mars, 2020

Thomas Strakosha është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lazios. Skuadra bardhekaltër ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm, mbi të gjitha nëpërmjet një futbolli të bukur dhe ofensiv. Portieri shqiptar është aktivizuar në të gjithë ndeshjet dhe ka pësuar më pak se çdokush tjetër këtë sezon (23 gola në 26 ndeshje).

24-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e Tottenham. Tuttosport raporton se Jose Mourinho e shikon Strakoshën si portierin e duhur për të zëvendësuar Hugo Lloris. Trajneri i Spurs pëlqen një tjetër lojtar të Lazios.

Ai është Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori serb është kthyer në formën e tij më të mirë, por klubi anglez duhet të fitojë rivalitetin me Juventus, Real Madrid dhe Inter. /abcnews.al



 

Thomas Strakosha

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!