Mourinho kërkon të bëjë një pastrim, “fshesa” kap edhe Kumbullën

schedule15:51 - 26 Tetor, 2021

schedule 15:51 - 26 Tetor, 2021

Tensioni te Roma nuk ndalen pas ndeshjes ndaj Bodo/Glimt . Trajneri portugez ndëshkoi disa lojtarë, përfshirë Mayoral dhe Gonzalo Villar, në përplasjen kundër Napolit dhe tani ka tejkaluar kërkesën e tij ndaj klubit.

Në janar ai dëshiron të ketë disa “viktima” dhe të nënshkruajë me pesë lojtarë për të qenë konkurrues.

Reynolds , Kumbulla , Diawara , Gonzalo Villar dhe Borja Mayoral do të largohen për t’u bërë vend blerjeve. Prioritetet janë një mbrojtës i djathtë dhe një mesfushor, por ai nuk ndalet me kaq. Një tjetër mesfushor, një qendërmbrojtës dhe një sulmues janë në listën e tij. r.t/abcnews.al