Mourinho jep efekt pozitiv, dy lojtarët e Tottenham gati të rinovojnë

schedule13:47 - 28 Nëntor, 2019

schedule 13:47 - 28 Nëntor, 2019

Ardhja e Jose Mourinhos ka krijuar një atmosferë shumë të mirë te Tottenham. Trajneri portugez debutoi me fitore në kampionat dhe Champions League, teksa lojtarët e Spurs i kanë dhënë fund krizës së rezultateve.

Disa lojtarëve u përfundon kontrata në fund të sezonit dhe largimi i tyre ishte i paevitueshëm. Gjithsesi, gjithçka ka ndryshuar në një kohë të shkurtër dhe tani flitet për rinovimin e tyre. BBC raporton se Jan Vertonghen dhe Toby Alderweireld dëshirojnë të zgjasin bashkëpunimin me klubin londinez.

Alderweireld dhe Vertonghen

Dy mbrojtësit belg ishin me një këmbë larg ekipit, por “Special One” ka arritur t’ua ndryshojë mendjen. Rinovimi ishte i pamundur deri pak ditë më parë, por shanset e firmosjes së kontratave të reja me Tottenham janë rritur shumë. /abcnews.al