Mourinho: Harrojeni Bale e dikurshëm, sot është një futbollist ndryshe

schedule18:37 - 21 Tetor, 2020

schedule 18:37 - 21 Tetor, 2020

Goglat e Europa League e vendosën Tottenham në grupin J me ekipe si LASK Linz, Antwerp dhe Ludogorets. Ekipi i Jose Mourinhos luan sfidën e parë nesër në shtëpi ndaj austriakëve të LASK (21:00), teksa trajneri portugez është ndalur te Gareth Bale në konferencën për shtypin.

Asnjë lojtar nuk qëndron i njëjtë në një hark kaq të gjatë kohor. Kanë kaluar 7 vite prej kohës që Bale u largua nga Tottenham, jo shtatë muaj. I ndodh të gjithë futbollistëve. Në shtatë vite lojtarët ndryshojnë, dhe nuk ka lidhje nëse për mirë apo për keq.

Po flas thjesht për një ndryshim fiziologjik, një evolucion i mundshëm i cilësive ose stilit të lojës. Në disa raste edhe në rolin dhe pozicionin në fushë. Ky Gareth nuk ka lidhje me atë që ishte në të kaluarën, sot është një lojtar totalisht i ndryshëm“, deklaron Mourinho. /abcnews.al