Motra e këngëtares së njohur, Elvana Gjata, Migena ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm përsa i përket muzikës.
Këtë lajm e ka ndarë me të gjithë, këngëtarja Besa Kokëdhima që është mikeshë e ngushtë me to.
Përmes një postimi në Instastory, ajo shkruan: “E talentuara e bukur, ekselentja Migena Gjata ka hapur shkollën e saj të muzikës në Gjermani pas kaq shumë vitesh duke mësuar, duke performuar në vendet më prestigjoze. Ti na ke bërë të gjithëve krenarë”.
Besa ka bashkangjitur krah postimit dhe faqen zyrtare të Migenës, në brendësi të së cilës ka një shpërndarje informacioni për të gjithë karrierën e saj.
Ky vendim ka bërë krenarë jo vetëm familjen Gjata dhe Besën, por edhe të gjithë shqiptarët në Gjermani./abcnews.al