Motoçikleta përplaset me Benzin në Byshek të Elbasanit, dy të plagosur

schedule13:00 - 27 Tetor, 2019

schedule 13:00 - 27 Tetor, 2019

dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën rurale Elbasan- Shushicë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Byshek, kur drejtuesi D.P., 21 vjeç, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.C., 53 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i motoçikletës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Të dy të plagosurit janë banues në fshatin Shushicë, Elbasan. /abcnews.al