Moti: Si parashikohet të jetë sot

schedule07:37 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 07:37 - 18 Dhjetor, 2019

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë mbizoteron mot i kthjellët në të gjithë Shqipërinë. POR pasditja dhe kryesisht orët e natës sjellin shtim të vranësirave në territor megjithatë pa rrezikuar reshje në vend.

Temperaturat e ajrit  rriten lehtë në vlerat minimale por ulen në ato  maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 0°C  mëngjesi në zonat malore deri në 18°C mesdita në jugperëndim.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë./abcnews.al