Muaji qershor i këtij viti ka shënuar edhe numrin më të ulët të pushuesve në Durrës dhe Vlorë në krahasim me vitet e kaluara. Shkak për këtë janë bërë kushtet e këqija atmosferike që mund të konsiderohen si të pazakonta për stinën e verës.
Ky është Durrësi në fundjavë. Më shumë pak pushues. Moti i keq gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit i ka larguar nga zonat bregdetare.
Të vetmit që ndodhen në bregdet kanë ardhur për të shfrytëzuar rrezet e pakta të diellit.
Edhe plazhet e Vlorës janë thuajse të boshatisura. Çadrat janë të mbyllura. Ulja e temperaturave dhe moti me vranësira nuk po josh askënd për t’u larë në det.
Mosfrekuentimi i plazhit nga moti i paqëndrueshëm reflektohet edhe tek trafiku në Vlorë dhe zonat përgjatë bregdetit.
Këtu ka një qarkullim të ulet të automjeteve. /abcnews.al
Gazetare e ABC News: Enkeleda Arapi/ Gazetar i ABC News: Elton Nika