Moti i keq, tragetët nisen nga Durrësi 7 orë me vonesë

schedule08:45 - 24 Prill, 2019

schedule 08:45 - 24 Prill, 2019

Moti i keq ka ndikuar në lundrimin e mjeteve të pasagjerëve. Sipas informacionit te Autoriteteve Portale, mësohet se dy tragetët e linjës Durrës-Bari janë nisur shtate orë me vonës. Tragetët të cilët duhet të niseshin mbrëmë u nisen mëngjesin e sotëm dhe piritet që ata të mbërrijnë në Bari rreth orës 14.00. Në det të hapur gjatë natës dallgët arrinin deri në 9 ballë, dhe kjo e bëri të pamundur lundrimin. Edhe ne Vlorës Trageti i linjës Vlorë- Brindisi pritet të mbërrijë tre orë me vonesë./abcnews.al