Moti i keq në Vlorë/Pezullohet lundrimi

schedule12:22 - 13 Shkurt, 2018

schedule 12:22 - 13 Shkurt, 2018

Është përkeqësuar papritur moti në Vlorë. Era e fortë ka krijuar dallgë të fuqishme në det dhe kjo ka alarmuar Kapitenerinë.

Trageti i linjës Vlorë – Brindizi, ka dalë nga porti, por po qëndron në radë.

Po ashtu edhe mjetet e peshkimit kanë marrë urdhër të mos dalin në det.

Kapiteneria konfirmon se pritet që situata orët e ardhshme të jetë edhe më e rëndë. Për këtë arsye mundet që trageti të mos lundrojë drejt Italisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!