Moti i keq në Durrës, tragetët mbërritën disa orë me vonesë

schedule14:41 - 3 Shkurt, 2019

schedule 14:41 - 3 Shkurt, 2019

Prej tre ditësh është i pezulluar totalisht lundrimi detar në Vlorë për shkak të motit te keq. Ndërsa në Durrës tragetet kanë mbërritur me disa orë vonesë. Nga era e forte në Vlore janë dëmtuar edhe shtyllat elektrike duke lënë pa energji disa zona të qytetit.

Moti i keq ka shkaktuar probleme në Vlorë. Lundrimi detar mbetet i pezulluar dhe trageti Vlorë – Brindisi vijon të qëndrojë në rade.

Po ashtu është paralizuar edhe lëvizja e anijeve të peshkimit. Pesë varka të vogla janë përmbytur në zonën e plazhit të Vjetër nga dallgët e mëdha.

Era e fortë rrëzoi edhe pemët në pyllin e Sodës duke bllokuar rrugën për rreth 45 minuta. Nga moti i keq janë dëmtuar edhe shtyllat që furnizojne me energji disa zona të Vlorës.

Ndërsa ekipet e OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve. Moti i keq në të dy anët e Adriatikut, shoqëruar me erë të forta ka sjellë anomali në lundrimin e trageteve të pasagjerëve.

Trageti i Ankones mbërriti në portin e Durrësit me tre orë vonesë, ndërsa dy tragetet e linjës Durrës-Bari u nisen  me 8 orë vonesë. Anijet tregtare dhe ato të peshkimit po qëndrojnë në kalatat përkatëse deri në përmirësimin e kushteve atmosferike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!