Moti – E shtunë, 5 Janar 2019

schedule18:47 - 5 Janar, 2019

schedule 18:47 - 5 Janar, 2019

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dhe vranësira dominojnë orët e para të ditës në të gjithë territorin, më të dukshme në veri dhe jug të vendit, të cilat do të gjenerojnë dhe reshje të pakta dëbore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat mbeten prezent në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -13°C në 9°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë. /abcnews.al