Moti –  E mërkurë, 3 janar 2018

schedule13:38 - 3 January, 2018

schedule13:38 - 3 January, 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira te lehta dominojnë zonat Jugore ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në Veri e Qendër.

 

Mesdita do të largojë përkohësisht vranësirat nga territori por në mbrëmje vranësirat shtohen fillimisht në Veri dhe gradsualisht gjatë natës, vranësirat mbulojnë të gjithë Shqipërinë duke sjellë reshje të izoluara në zonat Veriore.

 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 – 3°C, në të dy ekstremet termike ditore.

 

Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al