Moti –  E mërkurë, 27 dhjetor 2017

schedule14:55 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 14:55 - 27 Dhjetor, 2017

Sipas MeteoAlb: Moti vijon me vranësira dhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit ndërsa shira me intensitet mesatar do të ketë në ekstremet Veri – Jug.

Pasditja mbetet e vranët me shira të intensitetit mesatar në Veriperëndim dhe esktremin Jugor ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë do të vijojë me vranësira dhe shira të përkohshëm. Orët e natës fuqizojnë vranësirat duke sjellë edhe intensifikim të shirave në gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit janë rritur me 2 – 3°C gjatë mëngjesit ndërsa një rënie të lehtë do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

Moti –  E enjte, 28 dhjetor 2017

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës, mbetet e vranët me shira të intensitetit mesatar thuajse në të gjithë territorin. Edhe orët e pasdites mbeten me shira të dobët deri mesatarë ndërsa vonë në mbrëmje pritet pakësim gradual i shirave por edhe gjatë natës, shirat mbeten prezent në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit sërisht rriten lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rënie me 2 – 3 °C do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 44 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!