Sipas MeteoAlb: Vendi mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e mesditës kur pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë Shqipërinë.
Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin por më të shpeshta vranësirat paraqiten në Veri duke rrezikuar këto zona nga reshje të pakta.
Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante në të dy ekstremumet termike ditore vlerat e të cilave do të variojnë nga -3 në 16°C.
Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
Moti – E mërkurë, 7 shkurt 2018
Sipas MeteoAlb: Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në të gjithë vendin duke gjeneruar shira fillimisht në Perëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin.
Gjatë pasdites pritet fuqizim i vranësirave dhe shira me intensitet të dobët deri mesatar në ët gjithë territorin ndërsa reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten me 1 – 2°C gjatë orëve të mëngjesit ndërsa një rënie e lehtë pritet në mesditë si pasojë e vranësirave të dendura dhe reshjeve.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në det dallgëzimi të ngjitet në 4 ballë./abcnews.al