Sipas MeteoAlb: Ka vijuar moti i paqëndrueshëm duke sjellë rrebeshe të shkurtra shirash deri në mesditë.
Ndërsa pasditja sjell përmirësim të motit duke shtuar kthjellimet në Jug dhe Qendër dhe gradualisht kthjellimet bëhen të dukshme deri në ekstremin Verior të territorit.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në orët e mëngjesit, ndërsa mesdita paraqitet me rritje të lehtë vetëm në zonat Jugore.
Era ka vijuar mesatare, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Perëndimor, ndërsa në det dallgëzimi është ulur në 2 ballë.
Moti – E mërkurë, 28 mars 2018
Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë, kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë të gjithë territorin.
Po ashtu pasditja fuqizon kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit ulen me 1 – 2°C në orët e para të ditës, por rritje me 2 – 3°C sjell mesdita në të gjithë vendin.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari