Moti – E martë, 10 Shtator 2019

schedule08:17 - 10 Shtator, 2019

schedule 08:17 - 10 Shtator, 2019

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës mbizotërohen nga kthjellime dhe vranësira, të cilat pas mesditës do të pësojnë zhvillim duke sjellë shira të përkohshëm në jug dhe zonat lindore. Mbrëmja dhe nata rikthejnë motin e kthjellët në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit ulen më 2°C në mëngjes, por mesdita sjell rritje të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abcnews.al