Moti – E hënë, 7 maj 2018

schedule13:07 - 7 Maj, 2018

schedule 13:07 - 7 Maj, 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare kanë dominuar territorin deri në mesditë kur vranësirat shtohen në zonat Lindore duke sjellë shira të dobët. Pasditja fuqizon vranësirat në territor duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe kryesisht në ekstremet Veri – Juglindje.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë gjatë mëngjesit por një rritje me 2°C është shënuar në orët e mesditës; kryesisht në zonat Perëndimore.

Era ka fryrë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzimi 2 ballë. /abcnews.al