Moti – E hënë, 26 mars 2018

schedule12:20 - 26 Mars, 2018

schedule 12:20 - 26 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb: Moti ka vijuar me kthjellime e vranësira të shpeshta të shoqëruara nga rrebeshe të shkurtra shiu në të gjithë vendin ndërsa dëborë në zona të izoluara në Veri – Verilindje. Pasditja lokalizon reshjet në Veri – Qendër, por me kthjellime të dukshme në zonat Jugore.

Temperaturat e ajrit janë rritur me 2 – 3°C gjatë mëngjesit dhe orëve të mesditës duke bërë që termometri maksimal të ngjitet në 16 – 17°C.

Era paraqitet e fortë në mëngjes por mesatare gjatë ditës, me shpejtësi 40 km/h nga Jugperëndimi duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

Moti – E martë, 27 mars 2018

Sipas MeteoAlb: Vijon moti i paqëndrueshëm me shira të përkohshëm gjatë pjesës së parë të ditës.

Pasditja përmirëson gradualisht motin në vend duke sjellë kthjellime në pjesën më të madhe të tij.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 – 3°C në orët mëngjesit, por mesdita sjell rritje të lehtë kryesisht në Jug të vendit.

Era do vijojë mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 – 3 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!