Moti – E enjte, 29 mars 2018

schedule13:34 - 29 Mars, 2018

schedule 13:34 - 29 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb: Moti ka vijuar me kthjellime në të gjithë territorin perjashtuar vranësira kalimtare në zonat Veriore. Edhe pasditja dhe orët në vijim, paraqitën me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit janë rritur me 2 – 3°C në mëngjes dhe mesditë duke bërë që maksimumi në vend të ngjitet MBI 20°C.

Era paraqitet e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det ka vijuar dallgëzimi deri 3 ballë.

Moti – E premte, 30 mars 2018

Sipas MeteoAlb: Shqipëria do të ndikohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat do të jenë në Veri – Verilindje. Orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, pritet shtim i vranësirave në gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit vijojne rritjen me të paktën 2°C në mëngjes dhe gjatë mesditë duke u luhatur nga 5 në 23°C.

Era do të fryjë mesatare por deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!