Moti – E enjte, 17 Maj 2018

schedule16:01 - 17 Maj, 2018

schedule 16:01 - 17 Maj, 2018

Sipas MeteoAlb, ka vijuar moti i kthjellët me vranësira kalimtare në territor; vranësira më të shpeshta dhe shira të izoluar ka patur ekstremi verior.

Por orët e pasdites dhe mbrëmja sjellin vranësira të dukshme në Jug duke rrezikuar shira të izoluar në juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit kanë qëndruar thuajse konstante në mëngjes, por rritje të lehtë kanë sjellë orët e mesditës duke shënuar mbi 25°C.

Era ka fryrë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë./abcnews.al