Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë, Moti mbetet me kthjellime të shkurtra por vranësira të shpeshta duke rrezikuar Veriun dhe zonat Qendrore nga reshje të pakta kryesisht dëbore, ndërsa reshje të izoluara në Jug të vendit.
Pas mesditës një sistem vranësirash vjen nga Jugperëndimi duke sjellë të dobët deri mesatarë në Veri dhe Qendër por shira të pakët në Jug, ndërsa dëbora kufizohet vetëm në zonat malore mbi 700 m lartësi.
Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në mëngjes, por një rritje me 3 – 4°C do shënojë mesadita në gjithë vendin, më e ndjeshme rritja në Jug të tij.
Era do fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje, me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Juglindor – Jugor ndërsa në det dallgët ngjiten 5 ballë.
Moti – E premte, 2 mars 2018
Sipas MeteoAlb: Vranësira dhe shira të dobët dominojnë të gjithë territorin, por shira mesatarë priten në Veri dhe Qendër ndërsa dëbora kufizohet në ekstremet Veri – Verilindje.
Pasditja do të mbetet në kushtet e vranësirave dhe rrebesheve të shkurtra shiu deri në orët e vona të natës, kur moti përmirësohet në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit rritenme 9 – 10°C në mëngjes rritja vijon me 4°C dhe në mesditë duke luhatur ekstremumet termike nga -2 në 15°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë paradite, me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa dallgëzimi vijon 5 ballë deri në mbrëmje. /abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari