Moti – E diel, 25 Gusht 2019

schedule10:00 - 25 Gusht, 2019

schedule 10:00 - 25 Gusht, 2019

Sipas MeteoAlb, gjatë paradites i gjithë vendit paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Por mesdita sërish zhvillon vranësirat duke sjellë shi në rajonin verior të territorit.

Pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë. Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37 °C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./ABC News Albania 24/7