Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gone Shehaj, protestuesi milioner që shiti pronën 15 milionë euro/ Çupi: Skandal i pashoq, institucionet ku janë?

schedule18:49 - 16 Korrik, 2026

schedule 18:49 - 16 Korrik, 2026

TIRANË– Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar në formularin e pasurisë shitjen e një prone prej 251 metrash katrorë në Itali, për vlerën 15 milionë euro.

Sipas deklarimit pasuror, Shehaj ka qenë pronar 100% i kësaj pasurie të paluajtshme, ndërsa shuma nga shitja është arkëtuar në llogaritë e tij bankare në shtator të vitit 2025. Në dokument nuk është specifikuar vendndodhja e saktë e pronës në Itali.

Në të njëjtin deklarim, deputeti ka bërë me dije edhe blerjen e një godine së bashku me truall me sipërfaqe rreth 2 mijë metra katrorë, për vlerën 2 milionë euro.



Rastin e ka komentuar analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, i cili e cilësoi këtë një çështje që kërkon vëmendje dhe hetim nga institucionet. Ai thekson se kjo është një çështje skandaloze.

“Për mua, realisht ky është një skandal i pashoq. Skandal jo vetëm i këtij njeriu, por edhe skandal shumë i madh i sistemit të drejtësisë, të vëzhgimit dhe investigimit. Këto letra kanë shkuar në shtete dhe kanë fjetur. Si ka mundësi që institucionet e shtetit nuk i kanë parë? Duket sikur ka një vjedhje dhe një pastrim parash të padiskutueshëm. Është një çështje shumë skandaloze”, tha Çupi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!