Moti – 19 dhe 20 dhjetor 2017

schedule16:33 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 16:33 - 19 Dhjetor, 2017

Europa

Moti – E martë, 19 dhjetor 2017

Moti i kthjellët por i ftohtë, dominon pjesëm të madhe të kontinentit Europian. Më të theksuara kthjellimet paraqiten në gadishullin Iberik dhe pellgun Mesdhetar.

Ndersa vranësira dhe reshje të konsiderueshme shiu e dëbore do të ketë në pellgun e Detit të Zi ndërsa reshje më të pakta dominojnë zonën e Alpeve të Europës.

 

Shqipëria

Moti – E martë, 19 dhjetor 2017

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në zonat bregdetare dhe të ulëta, por me vranësira të dukshme paraqiten zonat malore Lindore.

Pasditja do vijojë e kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat Lindore ku do të ketë edhe vranësira kalimtare dhe mjegull të dendur.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie me 2 – 3°C gjatë mëngjesit por vetëm rënie të lehtë sjell mesdita, si pasojë e kthjellimeve në territor.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor dhe Lindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al