Mot me vranësira për një pjesë të territorit, si luhaten temperaturat?

schedule07:37 - 4 Korrik, 2020

schedule 07:37 - 4 Korrik, 2020

Moti – E shtunë, 4 Korrik 2020

Sipas MeteoAlb, dita nis me kthjellime por duke ju afruar orëve të mesditës, vranësirat shtohen në territor duke sjellë rrebeshe shiu fillimisht në zonat malore dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

Vetëm orët e mbrëmjes përmirësojnë motin në vend. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 – 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 4 balle./abcnews.al