Mot i kthjellët dhe temperatura të larta për sot, por çfarë parashikohet të sjellë pasditja

schedule07:29 - 31 Maj, 2022

schedule 07:29 - 31 Maj, 2022

Sipas MeteoAlb, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjate paradites por orët e pasdites dhe në vijim sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në veriore dhe pjesërisht në qendër te territoirt duke rrezikuar shira të përkohshëm. Të njëjtat kushte të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të na shoqërojnë dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Republika e Kosovës

Orët e paradites vijonë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës por pasditja sjell grumbullim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë Kosovën, herë pas herë të shoqëruar me stuhi ere dhe breshër.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash karakterizojnë kushte e motit në Maqedoninë e Veriut pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke sjellë momente me rrebeshe afat-shkurtra shiu, kryesisht në veri dhe verilindje të Maqedonisë se Veriut. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm motin duke ri-kthyer sërish kthjellimet në të gjithë RMV.

Rajoni dhe Evropa

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa veriore dhe ajo Qendrore. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë rajonin e Baltikut duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontientit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!