Mot i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule08:07 - 18 Maj, 2024

schedule 08:07 - 18 Maj, 2024

Sipas MeteoAlb orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, por pas-mesditës priten kalim i vranësirave; si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën Lindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta; ku më të theksuara priten në zonat përgjatë shtrirjes Lindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar reshje shiu.

Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës ku vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë në nivele të larta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por edhe mesdita sjelle rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 30°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Edhe gjatë ditës së shtunë Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët, por pas –mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar duke rrezikuar shira lokalë.

Parashikohet që edhe lagështira në ajër të pësojë rritje të ndjeshme. Temperaturat e ajrit të pësojnë rritje të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 25°C vlera maksimale në Gjakovë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Jugor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë, por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë RMV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të RMV ku do të krijohet mundësia për reshje të pakta shiu.

Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë RMV si edhe lagështira në ajër do të jetë e lartë.

Temperaturat e ajrit të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mbeten të larta në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja deri në 27°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi Juglindor.

Europa

Ishujt Britanikë si edhe Europa Qendrore paraqiten nën ndikimin e vranësirave si edhe rrebeshe shiu; shoqëruar herë pas here nga mini- stuhi ere; kjo situatë atmosferike do të vijojë si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në veriperëndim të kontinentit

Ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kontinentit; ku diell dhe temperatura të larta priten në; pellgun e Mesdheut, gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Greqisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!