Mot i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë paradites, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:09 - 23 Mars, 2024

schedule 07:09 - 23 Mars, 2024

Sipas MeteoAlb, pritet rritje e vlerave duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe të ngrohtë përgjatë gjithë paradites, ndërsa orët e pasdites sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe juglindore duke gjeneruar shira të përkohshëm ku herë pas here në juglindje do të jenë në formë rrebeshi.

Ndërkohë; situata termike; do të sjellë rritje të temperaturave në vlerat minimale, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera min deri në 22°C vlera max në rang territori e cila do të shënohet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugor -Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore me origjinë perëndimore do të kushtëzojnë në Territorin e Kosovës; mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë, kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë deri në orët e pasdites kur priten kalime vranësirash të shpeshta si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë republikën e Kosovës; megjithëse vranësirat e dukshme do të jenë prezente nuk priten reshje në territor.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë sërish rritje si në mëngjes edhe në

mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 16°C. Ndërkohë; parametri i Erës nuk paraqitet problematik duke bërë që Era; të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e RMV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë; herë pas here priten edhe vranësira ku më të pranishme vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin largim të vranësirave duke ri-kthyer motin e kthjellët në pjesën më të madhe të MV.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C vlera maksimale në rang vendi.

Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet; e lehtë, por hera herës mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale jo më shumë se 28 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke kushtëzuar mot; kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë; si pasojë e masave ajrore me

origjinë Perëndimore, ndërsa nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës do të vijojë Europa Veriore, rajoni i Baltikut si edhe Europa Lindore.

Po ashtu; aktivizimi i ciklonit të Islandës ka bërë që; vranësirat, rrebeshet e shiut si edhe stuhitë e forta të erës të mbeten prezente përgjatë gjithë ditës; në Britaninë e madhe dhe pjesërisht Europën Qendrore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!