Gjatë 24 orëve të fundit, polica ka gjobitur 994 qytetarë që nuk kanë zbatur masat anti koronavirus. Mësohet se Patrullat e Përgjithshme kanë gjobitur me 3.000 lekë, 794 qytetarë që janë kapur pa maskë.
Me të njëjtën masë administrative janë gjobitur edhe 192 persona të tjerë që kanë qenë duke udhëtuar në mjete private me persona me të cilët nuk kanë pasur lidhje familjare, apo janë gjetur në transportit publik pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve, policia ka gjobitur edhe një administrator biznesi me 1 milionë lekë të vjetra pasi ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. sb/abcnews.al/