Moska mbulohet nga bora, 13500 borëpastruese në punë 24 orë në ditë

schedule08:16 - 16 Shkurt, 2021

schedule 08:16 - 16 Shkurt, 2021

Një punë shumë e madhe në Moskë për të bërë që qyteti të jetë më jetueshëm pas stuhisë së dëborës me përmasa të jashtëzakonshme për shkak dhe të dimrit të akullt rus

Më shumë se 13 500 borë pastruese dhe 60 mijë punëtorë kanë qenë në rrugët e kryeqytetit rus ditë dhe natë përgjatë fundjavës, për të pastruar rrugët nga dëbora. Dhjetëra incidente paralizuan trafikun, i cili është i rënduar dhe në ditë të zakonshme. Autoritetet ruse bënë apel që banorët të përdorin sa më shumë transportin publik. Probleme ka pasur dhe për trafikun ajror, me 30 fluturime të vonuara dhe pesë prej tyre të anuluara.

Para pak ditësh shërbimi metereologjik parashikoi një stuhi të fortë e cila gati sa nuk tejkaloi reshjet rekord të dëborës në vitin 2013, me një trashësi prej 80 centimetrash të regjistruara në fundjavë. Stuhia e kishte origjinën nga nga ciklon arktik që u përplas me ajrin më të ngrohtë të Detit të ZI, para se të zhvendosej në Rusinë qendrore./abcnews.al