Moska i premton Serbisë mbështetje për qëndrimin ndaj Kosovës

schedule18:58 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 18:58 - 21 Dhjetor, 2017

Në një kohë që Moska i premton Beogradit mbështetje për sa i përket Kosovës, analistët e shohin si një dobësim të mëtejshëm të Bashkimit Europian, idenë e zgjerimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kërkesave të Kosovës për përfshirjen e Uashingtonit në bisedime, Serbia u është përgjigjur nga Moska. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u prit me nderime në kryeqytetin rus si mbështetje për politikat e përbashkëta dhe ekonominë.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Ne kemi BE-në si ndërmjetësues dhe nuk kemi problem me këtë. Por nëse përfshihet një shtet që ka njohur Kosovën, ne duam një që nuk e ka njohur dhe Rusia këtë do ta pranonte”.

Por analistët idenë e zgjerimit të bisedimeve e shohin si një pranim të dobësisë së Bashkimit Evropian. Ish – gazetari i Reuters, Jaksha Shçekiç, beson se modelet e reja do të jenë të vështira.

Jaksha Shçeçik, analist: “Kemi patur në histori Grupin e Kontaktit dhe trojken. Asnjë nuk ka sjellë zgjidhje. Ky është një test i madh për BE-në”.

Shumë presin që vitin e ardhshëm problemi shqiptaro – serb të sqarohet më shumë. Pritjet janë për një lloj marrëveshjeje përfundimtare të paqes.

Jaksha Shçeçik, analist: “Askush nuk do të jetë i kënaqur me zgjidhjen dhe do të justifikohen që ky është maksimumi. E kuptoj Kosovën që kërkon njohje të plotë, por kjo nuk është reale pasi kemi edhe 5 shtete të BE-së që nuk e njohin. Mendoj se BE-ja do të minimizohet ky problem dhe të ecet tutje”.

Por gjithsesi nga Moska, porositë kanë qenë konformuese për gatishmërinë e përfshirjes së Kremlinit në rast se Amerika i thotë ftesës po./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!