“Mos më përbalt”, grekja i nxori videon në Tik Tok, emigranti shqiptar e padit: Kam 25 vite që punoj me djersën e ballit

schedule16:14 - 17 Maj, 2022

schedule 16:14 - 17 Maj, 2022

Një taksist shqiptar ka denoncuar një modele greke, pasi kjo e fundit ka publikuar në rrjetin social Tk-Tok dhe Instagram një video pa dijeninë e tij.

Në videon e postuar modelja greke, Stella Samnioti, pretendon se taksisti shqiptar e ka ofenduar me fjalë gjysmë greqisht dhe gjysmë shqip.

Sipas saj shqiptari ka ndjekur një rrugë të gjatë për ta çuar në destinacion, ndërkohë që emigranti shqiptar mund të kishte ndjekur një rrugë më të shkurtër, shkruan abcnews.al.

Lexo edhe: “Shqiptari më futi në kurth”, grekja kapet me 10 kg heroinë në Selanik

Emigranti shqiptar që jeton prej 25 vitesh në Greqi është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, shkruan protothema.gr.

Sipas 58-vjeçarit modelja ka postuar në rrjetet sociale  një video në taksinë e shqiptarit, gjë që sipas tij do të thotë se e reja i ka shkelur privatësinë në orarin e punës, ndërsa ai po punonte për të mbajtur familjen e tij.

58-vjeçari shqiptari nuk ka asnjë llogari në rrjetet sociale.

Për këtë arsye emigranti shqiptar ka ngritur një padi ndaj modeles së njohur greke, e cila ka marrë pjesë në emisionin “Greece’s Next Top Model”.

“Unë vij nga Shqipëria, jam pesëdhjetë e tetë vjeç dhe që nga viti 1997 jetoj dhe punoj në Greqi. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë, përkatësisht 28 dhe 25 vjeç. Djali im i madh  punon parukier dhe djali im i dyti kuzhinier në Norvegji. 5 vitet të fundit punoj si shofer taksie profesionist. Për 25 vite radhazi, pra sa kam qenë në Greqi, nuk jam përfshirë asnjëherë me autoritetet greke, si familja ime. Unë kam qenë gjithmonë një qytetar shembullor dhe i ndershëm, gjithçka që më interesonte ishte t’i jepja familjes sime një të ardhme më të mirë dhe kushte të mira jetese. Gjatë gjithë këtyre viteve, si në industrinë e ndërtimit që kam punuar, ashtu edhe si shofer taksie, ku punoj sot, kam punuar dhe punoj me përkushtim dhe ndërgjegje. Në fund të fundit, deri më sot askush nuk më ka akuzuar, por disa, persona për arsye publiciteti dhe vetëpromovimi, kanë dashur të njollosin nderin dhe reputacionin e një personi, krejtësisht pa të drejtë, plotësisht të paprovokuar dhe e gjithë kjo, për fat të keq, ndikon. jo vetëm unë por edhe “familja ime”, ka thënë emigranti shqiptar, shkrua protothema.gr./ abcnews.al/