Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Mos i harroni zanatet”/ Këpucari i Tiranës kërkon ta trashëgojë profesionin tek të rinjtë

schedule21:36 - 9 Shkurt, 2025

schedule 21:36 - 9 Shkurt, 2025

Besniku është një nga këpucarët që i përket një brezi më të ri në Tiranë.

Zanati konsiderohet në zhdukje dhe ata që kanë mbetur nuk po e trashëgojnë tek më të rinjtë.

48 vjeçari Besnik Sinani e nisi këtë punë 10 vjet më parë. Pasionin për këpucët e nisi fillimisht duke i tregtuar, më pas mësoi t’i riparonte. Nuk e trashëgoi nga askush, zanatin e mësoi.



“Duke pare ustallaret e vjeter, me deshirë dhe pasion mësohet. Me shitje, pastaj hapem riparimet dhe punojme na eshte kthyer ne biznes familjar.”

Besniku qëndron nga mëngjesi në mbrëmje, në punishten e tij të vogël në një rrugicë të Tiranës. Klientët zakonisht janë besnikë të punës së tij.

“Kjo zonja që i ka sjellë këpucët jeton në Itali, dhe sa herë që vjen i riparon dhe i merr prapë. Beson tek puna juaj? Edhe beson, por është edhe cështje kostosh, atje janë më shtrenjtë, këtu më lirë. “

Dikur ky zanat lulëzonte. Mjeshtrat e këpucëve ishin të shumtë. Të vjetrit janë të paktë që mbijetuan dhe shumë më të rrallë ata si Besniku që e mësoi më vonë këtë zanat. 48 vjeçari thotë se përballet shpesh me komente jo të hijshme për punën që ai bën.

“Kur vjen nje klient me shikon cunin e vogel ketu ne dyqan, i thote bej shkollen, mos i ngjaj babit kepucar. Por nderkohe per mua eshte zanat dhe djali po ta kete deshire, do ia jap me kenaqesi. E ka shprehur deshiren? Ai eshte i vogel, por do behem si babi thote.”

Me zanatin e tij babai i tre fëmijëve siguron të ardhurat për familjen.

“Çdo profesion ka bukurinë e vet. Profesionet duhet të vazhdojnë, jo të stopohen. Zanati të pasur nuk të bën, por pa bukë nuk të lë.”

Ndërsa zanati rrezikon të zhduket me kohën, këpucari 48 vjeçar jep këtë mesazh për të rinjtë.

“Shkolla mund të behen per pune të mira, po zanatet kush do i bejë. Thonë dua berber, po nuk bëhen të gjithë berberë. Duhet këpucari, hidrauliku, rrobaqepësi.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!