Manastirliu në Abc News: Po mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë

schedule20:25 - 9 Korrik, 2020

schedule 20:25 - 9 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 82 raste të reja me koronavirus ndërsa autoritetet e Shëndetit njoftuan se rritje ka pësuar edhe numri i pacientëve që ndodhen në terapi intensive.

Për të folur më tepër rreth situatës së epidemisë së koronavirusit në vendin tonë, e ftuar në “Mbrëmje në Abc” këtë të enjte ishte ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Duke iu referuar situatës aktuale në vend, Manastirliu u shpreh se virusi ka të njëjtën transmetueshmëri dhe të njëjtin agresivitet. Po ashtu, ministrja shtoi se i gjithë sistemi shëndetësor është i angazhuar në një “situatë që nuk është normale, në një situatë epidemie. ”

” Në datë 1 u rihapem. Këto tre javë kemi pasur një rritje. Por shoqërohet me rritje të rasteve në spitale. 6 raste të intubuar. Virusi nuk zgjedh. Ka të njëjtin transmetueshmëri dhe agresivitet. I gjithë sistemi shëndetësor është i angazhuar në 1 situatë që nuk është normale. Jemi në një situate epidemie. Kujdesi duhet të jetë maksimal. Ne si qeveri vijojmë të zbatojmë planet dhe skenarët,” u shpreh ajo.

Sa i përket mos hapjes së pishinave dhe disa aktiviteteve të tjera të cilësuara si me rrezikshmëri të lartë, Manastirliu deklaroi se po punohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të vendosur disa protokolle strikte për të minimizuar përhapjen në këto ambiente.

Manastirliu shpjegon: “Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara. Pishina dhe kënde lojërash në aktivitete të mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaçëm. Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. Kurrë nuk mundet dot që të jemi një polic, një qytetar. Nuk e kontrollojmë dot territorin. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë.”

Po ashtu, Manastriliu deklaroi se deri më tani janë bërë mbi 100 mijë inspektime në terren si dhe janë vendosur 400 masa administrative për bizneset që kanë kryer shkelje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!