Mos fajësoni afganët

schedule09:23 - 25 Gusht, 2021

schedule 09:23 - 25 Gusht, 2021

Nga Kishore Mahbubani, Foreign Policy

Nëse Shtetet e Bashkuara nuk arrijnë të kuptojnë gabimet e tyre, do të vazhdojnë t’i përsërisin ato.

Pse Shtetet e Bashkuara, ndoshta vendi më i suksesshëm në botë, sakrifikoi kaq shumë njerëz dhe para në vendet e huaja – nga Kamboxhia dhe Vietnami në Afganistan dhe Irak dhe në fund dështoi?

Amerikanët kërkojnë shpjegime. 

Në fakt, mund të ketë shumë arsye për këto dështime kaq të mëdha, të tilla si: kontrolli, kultura, dhe kompromisi. Forca më e madhe e shoqërisë amerikane është aftësia e saj. Kur amerikanët përpiqen të arrijnë një qëllim, siç është dërgimi i njeriut në Hënë, ata marrin kontrollin e plotë mbi çdo gjë dhe vazhdojnë planet.

Kjo shihet si një mrekulli në tokën amerikane por krijon fatkeqësi në tokën e huaj.

Një fatkeqësi për një komb të huaj ndodhi në 1973.  Duke shërbyer atëherë si një diplomat i ri, beqar në Ambasadën e Singaporit në kryeqytetin e Kamboxhias të shkatërruar nga lufta, u takova me një diplomate  të SHBA-së.

Ajo kishte një punë të lehtë. Çdo mëngjes,  merrte udhëzime të qarta nga Uashingtoni se çfarë duhet të bëjë me ekonominë e trazuar të vendit. Ajo i jepte udhëzimet ministrit të ekonomisë. Duke qenë se Uashingtoni kishte disa nga ekonomistët më të mirë në botë.

Por ajo gjithashtu e privoi qeverinë e Kamboxhias nga çdo përgjegjësi për të fituar kontroll mbi fatin e saj. Prandaj, kur Shtetet e Bashkuara u larguan, fatkeqësia ndodhi- qeveria u rrëzua, raporton abcnews.al

Në mënyrë të ngjashme, ushtria më e madhe afgane prej 300,000 ushtarësh fitoi kundër një ushtrie të vogël talebane prej 75,000 ushtarësh – komandantët dhe ushtarët amerikanë ishin ata që merrnin vendimet.

Ashtu si qeveria kamboxhiane, ushtria afgane nuk kishte kontroll mbi ushtrinë e saj. Prandaj, kur SHBA-ja tërhoqi trupat , gjithçka u shemb. Shtetet e Bashkuara shkuan në Afganistan për të ndërtuar dhe ushqyer një demokraci. Por duke marrë  kontrollin e Afganistanit për 20 vite.

Arsyeja e dytë është kultura. Amerikanët “morën” qeverinë e Afganistanit. Presidenti Ashraf Ghani ishte legjitim sepse ishte zgjedhur nën normat demokratike të  SHBA-së. Vetëm rreth 1.8 milionë afganë nga 9.7 milionë votuesit e regjistruar dhe një popullsi prej 31.6 milion persona votuan në zgjedhjet e fundit.

Gjatë një misioni të Kombeve të Bashkuara i udhëhequr nga diplomati algjerian Lakhdar Brahimi u përpoq të rikrijojë një qeveri afgane pas rënies së  qeverisë së parë talebane në 2001. Brahimi  zhvilloi një “loya jarga”, një këshill tradicional i udhëheqësve rajonalë, i cili shqyrton çështje të rëndësishme kombëtare. Procesi ishte i çrregullt dhe SHBA-të nuk mund ta kontrollonin atë, raporton abcnews.al

Por qeveria që u krijua nga ai këshill gëzonte më shumë legjitimitet sesa qeveria që u zgjodh në mënyrë demokratike nga SHBA-ja. Është për t’u habitur që Shtetet e Bashkuara nuk morën mësime nga e kaluara.

Pas kapitullimit të Japonisë në 1945, ishte më i drejtë vendimi për të mbajtur në pushtet perandorin e atëhershëm japonez Hirohito në fron në vend që ta persekutonin si kriminel lufte, gjë që Shtetet e Bashkuara mund ta kishin bërë.

Qëndrimi i tij në pushtet i dha siguri japonezëve se kultura e tyre do të respektohej. Amerikanët që ishin  në Afganistan për të rindërtuar sistemin politik afgan treguan shumë pak respekt për kulturën afgane.

E treta është kompromisi. Kur shkelni në një tokë të huaj, është e zakonshme të bëni  kompromise dhe të pranoni institucionet vendore. Iraku dështoi për shkak të një vendimi katastrofik që rezultoi nga refuzimi i kompromisit: kjo çoi në  shpërbërjen e ushtrisë irakiane dhe Partisë Baath, dy shtylla të shoqërisë irakiane, raporton abcnews.al

Kur Shtetet e Bashkuara pushtuan Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore, nga ana tjetër, ushtria amerikane hoqi dorë nga denazizimi. Meqenëse anëtarësimi në parti ishte praktikisht i detyrueshëm për shërbimin qeveritar, në vend nuk kishte mjaft administratorë me përvojë.

Fuqia e madhe e Shteteve të Bashkuara është pasuria e saj më e madhe – dhe gjithashtu më e dobësia më e madhe e saj. Me kaq shumë fuqi, Uashingtoni kurrë nuk do të jetë në presion për bërë kompromis.

Gjëja më e pakuptimtë për këdo që administrata amerikane që do të kishte bërë do të ishte krahasimi me iranianët për çështje të tjera por të paktën ata mund të bisedonin me ta për krijimin një entiteti të  fortë dhe të pavarur politik në Afganistan.

Dhe Irani mund të kishte bashkëpunuar sepse kishte edhe më shumë për të humbur sesa Shtetet e Bashkuara nga një Afganistan në kontrollin e talebanëve. Megjithatë, ideja e një kompromisi me Iranin mund të jetë e paimagjinueshme në Uashington. Nëse Shtetet e Bashkuara nuk arrijnë të kuptojnë gabimet që kanë bërë në  Afganistan dhe gjetkë, do të vazhdojë t’i përsërisin  ato.

Në vend të kësaj, shumë njerëz në Uashington po  fajësojnë Afganët për këtë dështim katastrofik, duke i akuzuar për korrupsion. Por korrupsioni kërkon edhe kërkesë edhe ofertë. Nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin bërë detyrën siç duhet korrupsioni nuk do të ndodhte.

Çuditërisht, një nga autoritetet akademike në këtë temë është vetë Ghani. Në një libër të botuar në 2008, ai dhe bashkautori Clare Lockhart përshkruajnë një projekt që ilustron problemin e ndihmës nga të huajt.

Edhe pse ndihma u sigurua nga kombe të ndryshme, agjencitë dhe organizatat jofitimprurëse, shumica e parave erdhën nga Shtetet e Bashkuara. Kjo histori, është përmendur gjithashtu edhe në esenë e Lockhart për Prospect, i cili përshkruan në mënyrë të përsosur se çfarë shkoi keq me sipërmarrjen amerikane në Afganistan.

Lockhart takoi një qytetare në Afganistan i cili i tregoi historinë e 150 milionë dollarëve. Ajo tha: “Ne dëgjuam në radio se do të zhvillohej një program rindërtimi për të na ndihmuar të rindërtojmë programin tonë pasi u kthyem nga mërgimi, dhe ne ishim shumë të kënaqur. ”

“Kjo ishte vera e vitit 2002,” vazhdon Lockhart duke përshkruar. “Fshati ndodhet në një pjesë të largët të Provincës Bamiyan, në malet e Afganistanit, dhe disa orë me makinë nga kryeqyteti- krejtësisht i shkëputur nga bota.

Pas shumë muajsh, nuk kishin ndodhur shumë ndryshime. Ne mund të jemi analfabetë, por nuk jemi budallenj. Kështu shkuam të zbulonim çfarë po ndodhte. Dhe kjo është ajo që zbuluam: paratë u morën nga një agjenci në Gjenevë, e cila mori 20 përqind dhe i la në dorë projektin një agjencie tjetër në Uashington DC, i cili gjithashtu mori 20 përqind.

Më pas u morën edhe 20% të tjera, derisa paratë “mbërritën” në Kabul. Përfundimisht disa prej materialeve prej druri mbërritën në fshatrat tanë. Por trarët ishin shumë të mëdhenj dhe të rëndë për të ndërtuar mure.

Pra, gjithçka që mund të bënim ishte t’i copëtonim dhe t’i përdorim për dru zjarri.  Historianët e ardhshëm do të habiten nga mënyra se si taksapaguesit amerikanë shpenzuan 1 trilion dollarë për Afganistanin pa rezultate pozitive. Kjo histori e vogël ilustron sa çfarë ka të ngjarë të ndodhi.

Prandaj do të ishte një gabim i madh që amerikanët të fajësojnë afganët, të cilët ishin viktima të gabimeve të bëra në Uashington.

Pikërisht në këtë moment njerëzit duhet të fillojnë të reflektojnë.

/abcnews.al