Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Shuhet legjenda braziliane e koshit/ Basketbollisti i shquar shënoi mbi 49 000 pikë në karrierë

schedule13:10 - 18 Prill, 2026

schedule 13:10 - 18 Prill, 2026

Nofka e tij ishte “Dora e Shenjtë”. Jo “Dora e Zotit”, si goli i shënuar pikërisht me dorë nga Diego Armando Maradona, por i shenjtë sepse sa herë prekte topin e basketbollit shënonte kosh.

Kjo legjendë braziliane me emrin Oskar Shmid mbylli sytë shumë përpara kohe, në moshën vetëm 68-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të shpejtë në spitalin e qytetit Santana de Parnaiba në Sao Paulo.

Lindur në Natal, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit, Oskar Shmid u bë i shquar si shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në basketboll, me 49 973 pikë, i kaluar vetëm në 2024 nga “Mbreti” I këtij sporti, Lebron Xhejms.



Tepër I talentuar dhe I shkathët për shtatlartësinë 2.06 metra, ai ishte I papërmbajtshëm në karrierë, duke luajtur për Palmeirasin, Sirion, Amerika do Rion, Korinthiansin apo Flamengon në Brazil, për Kazertën e Pavian në Itali dhe Vajadolidit në Spanjë.

Ai doli 7 herë shënuesi më i mirë i Serisë A italiane, 10 herë shënuesi më I mirë I ligës braziliane, fitoi tituj e kupa, dhe shkëlqeu në finalen e Kupës së Kupave të Europës në 1989 duke shënuar 44 pikë, ndonëse Kazerta humbi ndaj Realit të Madridit të legjendës Drazhen Petroviç që pati 62 pikë.

Nuk harrohet finalja në Lojrat Panamerikane në 1987, kur Osmar Shmid udhëhoqi Brazilin në fitoren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shënuar 46 pikë, ndonëse përballë ishin Dejvid Robinson apo Dani Maning e yje të tjerë.

Shmid është shënuesi më I mirë në historinë e Lojrave Olimpike dhe të Kampionateve Botërore.

Në 1984, ai refuzoi NBA-në, ndonëse u zgjodh nga Nju Xhersi Nets sepse dëshironte të luante për kombëtaren e tij të Brazilit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!