Monza nuk di të dorëzohet dhe po mendon që javën e fundit të merkatos të transferojë Mauro Icardin.
Argjentinasi nuk është në planet e Galtier dhe ai nuk mund t’i sigurojë vazhdimësi te PSG. Monza e Berlusconit pritet të luajë me dy sulmues, ku Petagna dhe Icardi janë dy ëndrrat e ish-presidentit të Milanit.
Monza shpreson te ky transferim i jashtëzakonshëm, ku thuhet se një pjesë të mirë të pagës së sulmuesit argjentinas do ta paguajë klubi francez./ h.ll/abcnews.al