Momenti i arrestimit të fierakut që i vuri zjarrin “Arsimit” pasi nuk fitoi në portal

schedule17:21 - 5 Mars, 2021

schedule 17:21 - 5 Mars, 2021

Indrit Alushaj 33 vjeç nga Fieri është prangosur nga policia dhe tashmë do të përballet me drejtësinë, pasi i vendosi zjarrin katit të dytë të drejtorisë Arsimore. Policia ka publikuar pamjet e momentit kur i riu futet në ambientet e komisariatit pas arrestimit.

ABC mëson se i riu kishte marrë pjesë në portalin e arsimit por nuk kishte fituar të drejtën për të qenë pjesë e sistemit. Humbjen e durimit dhe nervat Alushaj i ka nxjerrë duke i vendosur zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me benzinë.

Pak minuta pas ngjarjes ai është identifikuar dhe arrestuar.

Gazetarja e ABC, Valbona Davidhi siguroi pamje ekskluzive nga zjarri që përfshiu godinën ku është vendosur DAR, Fier, ndërsa është mister fakti sesi një dosje ka përfunduar nga kati i dytë në hyrje të institucionit në flakë./ db/ Abcnews.al