Nuk fitoi në portal, fieraku spërkat me benzinë dhe i vendos zjarrin drejtorisë arsimore

schedule16:42 - 5 Mars, 2021

schedule 16:42 - 5 Mars, 2021

Zgjat vetëm pak minuta liria e të riut që i vendosi zjarrin drejtorisë Arsimore në Fier ditën e sotme. Ai është Indrit Alushaj 33 vjeç nga Fieri.

ABC mëson se i riu kishte marrë pjesë në portalin e arsimit por nuk kishte fituar të drejtën për të qenë pjesë e sistemit.

Humbjen e durimit dhe nervat Alushaj i ka nxjerrë duke i vendosur zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me benzinë.

Pak minuta pas ngjarjes ai është identifikuar dhe arrestuar.

Gazetarja e ABC, Valbona Davidhi siguroi pamje ekskluzive nga zjarri që përfshiu godinën ku është vendosur DAR, Fier, ndërsa është mister fakti sesi një dosje ka përfunduar nga kati i dytë në hyrje të institucionit në flakë./ db/ Abcnews.al