Momente paniku, banorët tmerrohen nga gjarpri 2 metra brenda në shtëpi

schedule11:17 - 6 Gusht, 2020

schedule 11:17 - 6 Gusht, 2020

Banorët e zonës së Kaminia, në Heraklion, Kretë, u gjendën në një situatë të pakëndshme dje, kur panë një gjarpër të paktën 2 metra të gjatë në shtëpinë e tyre, shkruan protothema.

Njerëzit, të frikësuar dhe duke mos ditur se çfarë lloj gjarpri ishte  dhe sa i rrezikshëm ishte, lajmëruan  Departamentin e Zjarrfikjes të cilët iu përgjigjën menjëherë. Dy zjarrfikës mbërritën në vendngjarje dhe për disa orë u përpoqën ta kapnin zvarranikun, derisa më në fund arritën ta mbyllnin atë në një kuti dhe ta largonin.

 

 

“Është për t’u habitur që një gjarpër kaq i madh u shfaq në një zonë të banuar të qytetit tonë! Falënderojmë Departamentin e Zjarrfikjes për reagimin e menjëhershëm dhe efikasitetin!” – treguan për Cretalive.gr banorët e shtëpisë ku u gjet gjarpri./abcnews.al