Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mojtaba Khamenei: SHBA dhe Izraeli po kalojnë në luftë hibride pas humbjes në fushën e betejës

schedule09:14 - 5 Qershor, 2026

schedule 09:14 - 5 Qershor, 2026

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin se po kalojnë në një “luftë hibride” pas humbjes në fushën e betejës.

Në komentet e transmetuara nga transmetuesi shtetëror Press TV mbrëmë, ai tha se armiqtë e Iranit kanë “pësuar një disfatë poshtëruese”, shkruan Sky News.

Ai gjithashtu kërkoi unitet dhe vigjilencë kombëtare për të neutralizuar komplotet nga SHBA-të dhe Izraeli.



Kjo është hera e dytë që ai bëri thirrje për unitet brenda një dite, pasi më parë kishte paralajmëruar se kundërshtarët po përpiqen të “dëmtojnë rezistencën e njerëzve dhe të krijojnë përçarje të brendshme”.

Regjimi i tij është thellësisht jopopullor midis iranianëve brenda dhe jashtë vendit.

Ndërkohë, Donald Trump dje tha se do të ishte “i nderuar” të takohej me udhëheqësin e ri suprem të Iranit, por nuk dëshiron ta bëjë këtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!