Mogherini bisedon në telefon me Thaçin për taksën 100% ndaj Serbisë

schedule10:05 - 29 Nëntor, 2018

schedule 10:05 - 29 Nëntor, 2018

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kërkoi sërish heqjen e tarifave prej 100 % ndaj mallrave serbe të vendosura nga qeveria e Kosovës. Ajo bisedoi në telefon me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të diskutuar “zhvillimet e fundit në sfondin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Në një komunikatë të zyrës së zonjës Mogherini, ajo citohet të ketë thënë se “vendimi i qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina në 100 % vetëm sa e komplikon më tej situatën dhe nuk sjell ndonjë zgjidhje për problemet e njerëzve apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Kjo është një masë që nuk ndihmon ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe duhet të hiqet”, është shprehur shefja e Politikes se jashtme të Bashkimit Europian Federica Mogherini./abcnews.al