Deputetët e Kuvendit të Serbisë po vijojnë seancën për shqyrtimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Serbisë.
Në seancë marrin pjesë kryeministri Gjuro Macut dhe anëtarët e kabinetit të tij.
Mocioni u dorëzua nga 62 deputetë të opozitës në muajin shkurt, pasi Prokuroria për Krimin e Organizuar hapi hetime ndaj Nikola Sellakoviqit dhe tre zyrtarëve të tjerë.
Sipas Prokurorisë, ata dyshohen se kanë falsifikuar dokumente për t’ia hequr statusin e monumentit të mbrojtur kompleksit të ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, i dëmtuar gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.
Nëse Kuvendi miraton mocionin e mosbesimit, do të nisë afati 30-ditor për formimin e një qeverie të re. Në të kundërt, Kuvendi do të shpërndahet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar më herët se zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen në tetor ose nëntor, ndërsa ato presidenciale disa muaj më vonë.



