Mobilizim nga të gjitha anët për të ndihmuar shqiptarë e tronditur nga tërmeti i 26 nëntorit. Tifozat Kuqezi prej ditësh janë në terren, duke ndihmuar njerëzit në nevojë me ushqime, veshmbathje dhe materiale të tjera jetike në këtë periudhë të vështirë.
Aksioni i tyre nuk do të ndalet dhe diçka të tillë ata e kanë njoftuar përmes faqes së tyre zyrtare. Mbledhja e ndihmave vazhdon, ndërkohë që kushdo që dëshiron mund të japë kontributi e tij përmes llogarisë bankare. Anëtarët e këtij grupimi kanë dhënë kontributin e tyre dhe vazhdojnë ta japin.
Edhe FSHF është angazhuar dhe një ditë më parë ka kërkuar nga shqiptarët që të hapin kontributin e tyre. Një dorë për këtë ia ka dhënë edhe UEFA, që në faqen në Twitter ka shpërndarë postimin e bërë nga ana e qeverisë shqiptare të futbollit. Gjithashtu edhe Luis Figo ka bërë të njëjtin veprim. /abcnews.al