Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mkhitaryan: Emery më lodhi me taktikë, ja pse u largova nga Arsenali

schedule18:10 - 15 Nëntor, 2019

schedule 18:10 - 15 Nëntor, 2019

Henrikh Mkhitaryan ka sqaruar se pse u largua nga Arsenali. Lojtari ofensiv u huazua në Serie A te Roma në merkaton e verës dhe ndihet mirë për këtë veprim. Lojtari armen shigjeton Unai Emery, trajnerin spanjoll të Arsenalit.

Në një prononcim për FourFourTwo, lojtari ofensiv tregon shkakun e vërtetë të largimit nga “Topçinjtë”. Trajneri dhe shefi i klubit tentuan t’i ndryshonin mendje, por Roma e bindi totalisht për t’u larguar nga ekipi londinez.

“I kushtonte shumë rëndësi taktikës dhe roli im në fushë ndryshoi. Më parë luajë si sulmues krahu, por m’u desh të bëhesha një mesfushor defensiv. Në një moment nuk e durova dot më faktin që qëndroja në pankinë dhe shihja të tjerët duke luajtur. Jam 30 vjeç dhe kam dëshirë që të luaj. Unai Emery dhe Sanllehi, shefi ekzekutiv i klubit, insistuan që besonin ende tek unë, por Roma tregua më bindëse“, thekson lojtari armen. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!